Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka rishpërndarë në Instagramin e saj një video përmbledhëse nga paraqitja e saj spektakolare në festivalin “Sunny Hill”.
Videoja, e cila vjen si një ‘aftermovie’, kap momentet më të veçanta të performancës së saj në natën e parë të festivalit, që u mbajt në Prishtinë.
Kjo paraqitje e shënoi herën e parë që Bebe Rexha, një artiste e rangut ndërkombëtar, pati mundësinë të vizitojë Kosovën.

Për shumë fansa shqiptarë, ky ishte një moment emocionues dhe i shumëpritur, duke parë një prej yjeve më të mëdha të muzikës pop në botë të performojë në skenën vendore.
Videoja e rishpërndarë nga Bebe Rexha në Instagram ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, ku fansat e saj shprehin entuziazmin dhe mirënjohjen për këtë moment historik.