30.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

BE: Platformat e mëdha të menaxhojnë rrezikun për dezinformimin zgjedhor

Komisioni Evropian publikoi sot udhëzimet të cilat duhet të zbatohen nga platformat e mëdha si X, dikur Twitter dhe Meta të lidhura me trajtimin e dezinformimit gjatë zgjedhjeve të këtij viti.

Akti i Shërbimeve Dixhitale të Bashkimit Evropian (DSA) kërkon që platformat e mëdha të menaxhojnë rrezikun për dëmtimin e procesit zgjedhor, ndër të tjera.

DSA i lejon komisionit të gjobisë platformat deri në 6% të të ardhurave të tyre globale nëse ato nuk arrijnë t’i trajtojnë në mënyrë adekuate rreziqet e tilla.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të zhvillohen në qershor dhe zgjedhjet kombëtare janë caktuar këtë vit në Sllovaki, Lituani, Belgjikë, Kroaci, Austri dhe Rumani.

Udhëzimet e reja thonë se platformat duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë përdorimit të inteligjencës artificiale (IA) nëse krijohen përmbajtje të rreme.

Megjithëse DSA kërkon që platformat të zbusin rrezikun e “efekteve negative” në zgjedhje, ajo nuk thotë se duhet të heqin dezinformimin.

Shumica e platformave të mëdha kanë nënshkruar një kod praktik vullnetar mbi dezinformimin, i cili thekson që sistemet e tyre të mos promovojnë përmbajtje mashtruese ose ta shpërblejnë atë me të ardhura nga reklamat.

X u tërhoq nga kodi në maj të vitit të kaluar. Komisioni hapi një hetim për X në dhjetor për shkelje të mundshme të DSA-së.

Rregullat për zbutjen e rrezikut të DSA zbatohen për platformat me më shumë se 45 milionë përdorues në muaj, dhe hynë në fuqi në gusht 2023.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit