17.8 C
Skopje
Saturday, September 20, 2025

BDI vendos edhe për tre kandidat të tjerë të Komunave. Ja kush janë?!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, konvokoi sot mbledhjen e 23-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së, ku u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike, mbi mobilizimin maksimal të Aleancës Kombëtare për Integrim si dhe mbi fitoren plebishitare dhe gjithpopullore në referendumin e 19 tetorit.
Në këtë mbledhje, njëzëri dhe me unanimitet të plotë, u miratuan tre kandidatura për kryetarë komune:
1.Në Dollnen – Flamur Gjoleka
2.Në Plasnicë – Ali Jaoski
3.Në Butel – Isamedin Azizi
BDI është në procesin final të përzgjedhjes së të gjitha kandidaturave me të cilat Aleanca Kombëtare për Integrim do të garojë në zgjedhjet lokale. Referendumi i 19 tetorit do të jetë momenti historik i popullit, dita kur do të vendoset fuqishëm për rikthimin e dinjitetit në shtet.
Bashkimi Demokratik për Integrim është jashtëzakonisht i kënaqur me mbështetjen nga tërë anët dhe me mobilizimin e përgjithshëm, të gjithë në këmbë për dinjitet, të gjithë në këmbë për fitoren tonë të përbashkët!u

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit