8.8 C
Skopje
Sunday, November 2, 2025

BDI: Shqiptarët janë garancia e Evropës në rajon!

Projekti antievropian në Ballkan: Forca proruse dhe prokineze synojnë destabilizimin e rajonit – shqiptarët nuk do të bëhen peng!

Përmbajtja:
Zhvillimet e fundit politike në Ballkan po zbulojnë konturet e një projekti të organizuar antiperëndimor, të mbështetur nga qendra të fuqishme proruse dhe prokineze, me synimin për të rrëzuar rendin demokratik dhe për të ndalur integrimin evropian të rajonit.

Në këtë skenar alarmant, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Republika Serbska, nën drejtimin e Milorad Dodikut, po pozicionohen në vijën e parë të përpjekjeve për të sabotuar rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Burime politike flasin për një plan të mirëorganizuar, i cili gëzon mbështetje të fuqishme politike, financiare dhe mediatike nga forcat që kërkojnë izolimin e Ballkanit dhe orientimin e tij drejt autokracive lindore.

Në mënyrë shqetësuese, në këtë skenar janë përfshirë edhe disa fraksione shqiptare brenda pushtetit aktual – figura të cilat, sipas kritikëve, janë bërë vasalë të liderit të opozitës maqedonase Hristijan Mickoski, nëpërmjet ndërhyrjes së Prokurorisë, për të mbuluar aferat e tyre kriminale.

“Partnerët shqiptarë” të këtij pushteti po cilësohen nga zëra të fuqishëm në opinion si të paaftë dhe të korruptuar – pa legjitimitet për të përfaqësuar interesat shqiptare dhe për të mbrojtur kauzën evropiane të shtetit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit