9.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

BDI: QEVERIA E BOTËS SERBE SULMON DIPLOMACINË MË TË SUKSESSHME QË KA PASUR VENDI

Qeveria që u shpall nga 461 eurodeputetë si një instrument i botës serbe, sot po përpiqet të hedhë hije mbi punën e Ministrit më të suksesshëm të Jashtëm që ka pasur Maqedonia e Veriut.

Por faktet janë kokëforta dhe nuk i mbulon dot propaganda:

 

  • Anëtarësimi në NATO u përmbyll gjatë mandatit të tij;

  • Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE u arrit nën drejtimin e tij si Ministër i Jashtëm;

  • Kryesimi i OSBE-së në vitin më sfidues të organizatës, duke shpëtuar praninë në Shkup dhe vetë institucionin;

  • Hapja e Dialogut Strategjik me SHBA-të, si themel i një partneriteti të ri;

  • Harmonizimi 100% me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, për herë të parë në historinë e shtetit;

  • Themelimi i iniciativës rajonale “QUAD” me Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi – një grup pro-evropian dhe euroatlantik;

  • Dëbimi i 20 diplomatëve rusë nga Shkupi, si reagim ndaj agresionit rus;

  • Mbështetje aktive për Ukrainën, me qëndrim të qartë dhe pa ekuivok;

  • Bashkë-sponsorizimi i rezolutës për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë në OKB.

 

Raporti më i fundit i Parlamentit Evropian e veçon qartë punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjatë mandatit të Bujar Osmanit si i vetmi segment pozitiv i raportit.

Prandaj, sulmet që vijnë nga një qeveri që i shërben botës serbe, nuk e zbehin punën e Bujar Osmanit përkundrazi, janë kompliment për të dhe dëshmi e drejtësisë së rrugës së tij.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit