BDI nëpërmjet një reagimi drejtuar mediave ka shprehur shqetësim të thellë për skandalin e radhës në Komunën e Çairit, ku mijëra euro nga buxheti publik janë derdhur në kafiterinë e zëvendësministres Kaltrina Zekolli-Shaqiri, pa shpallje publike dhe në shkelje të Ligjit për Prokurime Publike.
Ky rast, sipas BDI-së, dëshmon qartë abuzimin me paranë publike, favorizimin e bizneseve të lidhura me zyrtarë të Lëvizjes Demokratike dhe kapjen e institucioneve nga një rrjet i organizuar politik që përdor pushtetin për interesa të ngushta.
“Kafiteria ‘1sh’, e njohur si seli alternative e Mexhitit dhe Ganiut, ka përfituar mbi 30 mijë euro nga Komuna e Çairit – vetëm këtë vit mbi 14 mijë euro, pa konkurrencë e transparencë. Abuzimet në Çair shtrihen edhe te ndërtimet pa leje, lejimi selektiv i ndërtimeve shumëkatëshe dhe keqpërdorimi i pronës publike, gjithnjë në shërbim të rrethit politik të Visar Ganiut dhe VLEN-it”, thuhet në reagimin e BDI-së.
BDI thotë se mbetet e përkushtuar për qeverisje transparente dhe në shërbim të qytetarëve, larg korrupsionit dhe kapjes së shtetit.
Ndryshe, “Portalb” ka raportuar sot se m<span;>ijëra euro nga Komuna e Çairit i janë ndarë në mënyrë sistematike kafiterisë ‘1sh’ në pronësi të zëvendësministres së Transportit dhe ndër njerëzve më të afërm të Izet Mexhitit, Kaltrina Zekolli Shaqirit. Mjetet janë ndarë pa shpallje publike dhe me marrëveshje sy-më-sy. Afër 9 mijë euro i janë lëshuar kësaj kafiterie që kur Zekolli-Shaqiri është zëvendësministre, për më pak se 1 vit.
“Afërsisht 30 mijë euro apo 1 milion e 800 mijë denarë ka inkasuar kjo kafiteri nga taksapaguesit e Çairit për katër vite e gjysmë. <span;>Pagesat për këtë kafiteri, Komuna e Çairit i ka kryer nga kontoja për reprezentacion, mjete të cilat planifikohen për çdo vit në buxhetin bazë…”, raporton “Portalb”.





