Policia e Tetovës ka arrestuar një burrë dhe një grua, me inicialet S.S. dhe F.N., pasi tek ata u gjetën mbi 100 gram kokainë shkruan Pa Censurë. Droga u sekuestrua gjatë një aksioni të njësive anti-drogë, ndërsa të dyshuarit u shoqëruan në stacion policor. Rasti është dërguar në Prokurori për procedurë të mëtejshme.