8.8 C
Skopje
Saturday, November 1, 2025

Bastisje në Podmolje të Ohrit, gjenden drogë, armë dhe municion

Nëpunës policorë të Policisë Kriminalistike pranë SPB Ohër privuan nga liria G.M. (48) nga fshati Podmolje, rajoni i Ohrit.

Siç njofton MPB-ja, gjatë kontrollit të një ish-objekti ushqimor në fshatin Mesheishtë, komuna Debërcë, të cilin e përdorte G.M., të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 1.357 copë municione të kalibrave të ndryshëm, 488 kërcej të bimës së kanabisit, një kuti me fishekë kalibri 7.62 mm, dy revolverë të vjetër, një pistoletë “VZOR” kalibri 7.65 mm, dy pushkë automatike, një mbajtëse trombonesh, një trup dhe një kapsulë fillestare e një granate dore, një pako me një substancë të zezë kokrrizore, një qese me një substancë pluhur ngjyrë kafe dhe sende të tjera që ai i posedonte në mënyrë të paligjshme.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të pasojë parashtresa përkatëse

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit