10.8 C
Skopje
Thursday, May 23, 2024

Bastisje në Kërçovë, gjendet drogë – arrestohet një person

MPB Maqedoni informon se sot (19.10.2023) rreth orës 02:30 në Kërçovë, policët e Kërçovës e kanë arrestuar E.Z.(26) nga Kërçova.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit në banesën e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, iu gjet dhe u sekuestrua një lëndë pluhuri e bardhë, një peshore digjitale dhe sende me mbetje të lëndës pluhurore të bardhë.

“Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit