Bashkimi nesër përballë Vardarit, ja kush do të jetë referi i ndeshjes

Sot, ka startuar java e 19-të e Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll me ndeshjen Brera – Rabotniçki, në të cilën mysafirët triumfuan me rezultat 3:4.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur nga FFM se gjyqtari Benjamin Qerimi do të drejtojë ndeshjen mes Vardarit dhe Bashkimit të Kumanovës, që luhet nesër (13.00) në Kompleksin “Petar Milloshevski” në Shkup.

Në të njëjtën kohë por në Manastir, Vllatko Ilioski është gjyqtari kryesor i ndeshjes Pelisteri – Struga Trim Lum.

Stojançe Trpçevski do të jetë gjyqtar i ndeshjes Sileksi – Shkendija në Kratovë që luhet të dielën gjithashtu nga ora 13:00.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit