12.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Bashkim Hasani godet Bujar Osmanin dhe Artan Grubin: Pushtetin e shfrytëzuat të ndryshoni flokët e jo fatin e shqiptarëve!

Funksioneri i koalicionit VLEN, Bashkim Hasani, ka reaguar ashpër ndaj nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani dhe ishzëvendëskryeministrit Artan Grubi, duke i akuzuar për dështime gjatë kohës sa ishin në pushtet.

“Në vend se të ndryshonit fatin e shqiptarëve, ju ndryshuat flokët. Ligjet mbetën tullac, administrata pa shpresë dhe punësimet u bënë me kontrata fiktive parazgjedhore”, ka shkruar Hasani në një postim në rrjetet sociale.

Ai ironizoi me pamjen e dy funksionarëve të BDI-së, duke shtuar se tani që “u rritën flokët”, ata kanë filluar të shpërndajnë “kumtesa ditore plot shpifje e propagandë”.

“Nuk është se u dogj mali… po ju digjet bishti!”, përfundon Hasani mesazhin e tij me tone të ashpra.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit