Ish-kryeparlamentari Dimal Basha ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Nexhat Dacit, duke e konsideruar atë si një figurë të shquar të jetës politike dhe publike të vendit tonë.
Basha tha se Daci ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare të vendit tonë.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, një figurë të shquar të jetës politike dhe publike të vendit tonë. Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij”.



