26.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Banorët e Gazi Babës e presin ngrohtësisht Izet Mexhitin: “Çdo premtim e kthen në vepër”

Me fjalët “Çdo premtim e kthen në vepër”, banorët e rrugës 157 në lagjen Gazi Babë mirëpritën kandidatin për një mandat të ri në krye të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Gjatë vizitës së tij, Mexhiti inspektoi nga afër punimet që po zhvillohen me intensitet për zëvendësimin e kanalizimit atmosferik dhe vendosjen e një ujësjellësi të ri. Projekti përfshin gjithashtu asfaltimin e rrugës dhe ndriçim publik modern, dhe pritet të përmirësojë ndjeshëm kushtet e jetesës për rreth 90 familje të lagjes.

Banorët shprehën falënderime për investimin, duke theksuar se për herë të parë ndihen të dëgjuar dhe se problemet e tyre po marrin zgjidhje të prekshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit