Banorët e Çegranit pa kanalizim, jetojnë në kushte të rënda

y është një banor nga fshati Çegran i Komunës së Gostivarit, i cili është i revoltuar me mungesën e infrastrukturës në fshat. Sipas tij, problem kryesor i fshatit mbetet mungesa e kanalizimit fekal. E për projektin e paralajmëruar nga Komuna e Gostivarit, shprehet skeptik.

“Ai projekti, me magarin e haxhi Sulës do vije, asnjëherë. Asnjëherë. Ku është ai projekt? Ku janë ato njerëz? Ku i sheh, duhet ta bëjë të vijë, duhet të pyes a ke ti kanalizim? Ku jeton ti, ku e derdh ujin? S’pyet askush”, tha një banor.

Në mungesë të kanalizimit, banorët edhe pse një pjesë me shtëpi luksoze janë të detyruar të hapin gropa septike dhe t’i mirëmbajnë vet.

“Jo s’kemi kanalizim, ja me “jamë” punojmë. Vetë e pastroni? Po, krejt vet”.

“Vështirë është, sidomos verës, krejt era shkon në shtëpi. S’mund të hysh në shtëpinë tënde”, tha Bafti Iseini, banor i Çegranit.

Alsat, vizitoi vendin ku pritet të fillojë projekti i financuar 20 milionë denarë nga kredia hungareze dhe 27 të tjera nga komuna.

“Filluan në fillim të tetorit vitin e kaluar, mirëpo shkaku i zgjedhjeve, ripërsëritja e zgjedhjeve në Komunën e Gostivarit, projekti u ndalua”, u shpreh Fadil Bilalli, Kryetar i Bashkësisë Lokale Çegran.

Kreu i Gostivarit Valbon Limani, shprehet se prej fillimit të punimeve, projekti duhet të mbarojë brenda 12 muajve, ndërsa thekson që megjithatë me këtë projekt nuk do të mbulohet tërësisht Çegrani me kanalizim.

“Jo, në çdo shtëpi nuk do të ketë, por diku afër 65-70% i fshatit do të jetë i mbuluar me kanalizim fekal, në fazën tjetër do të punohet edhe në linjat sekondare, por edhe në një pjesë të linjës kryesore me qëllim që ta përfundojmë si projekt dhe të jetë i përfshirë 100% i fshatit”, deklaroi Valbon Limani, Kryetar i Gostivarit.

Nga dy thirrjet qeveritare të parave hungareze, Gostivari ka fituar 10.3 milionë euro. Punimet e projektit më të madh së shpejti pritet të fillojnë.

“Kjo urë prapa meje do të rrënohet plotësisht për disa muaj për t’u ndërtuar një urë e re. Projekti është financuar nga kredia hungareze në vlerë prej 1.6 milion euro. Ura e re e cila do të quhet “Harmonia” do të ketë 4 korsi, plotësisht do të ketë korsi për biçikleta poashtu edhe trotuar për këmbësor”, raporton Suad Bajrami, gazetar. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit