Intervenimi në rritjen e pagave nga sa është paraparë me ligj, do të ndikonte në politikën monetare, tha guvernatori Trajko Sllaveski.
Sipas tij, ulje të inflacionit duke marrë parasysh uljen e çmimeve në berzë dhe rritje ekonomike nga projektet e shtuara infrastrukturore janë parashikimet e Bankës Popullore për ekonominë e vendit. Por, nuk guxon të anashkalohen rreziqet e jashtme dhe hapja e ekonomisë së vendit.
“Derisa nuk ka intervenime administrative dhe derisa respektohet ligji për pagën minimale dhe këtë gjë të gjithë e dëshirojmë që të respektohen ligjet, pasi që në këtë mënyrë Banka Popullore e ka më të lehtë të bëjë politikat monetare dhe në kësi lloj rrethanash Banka Popullore është e gatshme për normalizim apo dhe relaksim të politikave monetare.”, – deklaroi guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.
Është sjellë një masë operative kornizë për qëndrueshmërinë e politikave monetare, ku është shkurtuar maturimi nga 42 ditë në 7 ditë për normat e interesit për bonot e thesarit.
“Masa e re për qëndrime operative parasheh një instrument bazë bono thesari me maturim prej 7 ditësh me një normë interesi me të cilën është vendosur një korridor simetrik në normat e interesit për dallim nga qëndrimi i mëparshëm, ku si instrument bazë shfrytëzoheshin bono thesari me maturim prej 42, gjegjësisht 49 ditë dhe ka qenë në funksion korridori asimetrik për normat e interesit.”, – theksoi guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.
Guvernatori Trajko Sllaveski thotë se kursi devizor është stabil, pasi që këtë e vërteton rritja e rezervave devizore në nivel prej 4 miliardë e 862 milionë euro, e që janë për 50 për qind më të larta se rezervat devizore të vitit 2019.





