Në rajonin e Pellagonisë dhe rajonin jugperëndimor Banka Europiane po jep një mundësi për kompanitë vendase, të mëdha, të vogla dhe të mesme, që mund të investohet në energji të rinovueshme, efikasitet energjetik si dhe investime kapitale për zhvillim rajonal. Projekti quhet “Investime të Gjelbra”.
“Vlera e cila është siguruar për financimi është 7 milionë e 150 mijë euro dhe është siguruar nga Banka Europiane dhe distribuohet tek shfrytëzuesit nëpërmjet institucioneve financuese përmes dy bankave që janë këtu sot, këta mjete mund t’i shfrytëzojnë kompanitë e mëdha, të mesme dhe të vogla”, tha Verica Valislevska Markovska – menaxhere.