Dijana Toska
Fontan dëshirash zgjedhore!
Zgjedhjet po afrohen, kandidatët po shpërndajnë premtime si ato karamelet me lara.
Po trokasin derëm derë duke pyetur për nevojat tona.
Thash me vete, pse të mos e shfrytëzoj rastin, të paktën si tek peshku i artë, të kërkoj 3 dëshira modeste para se tua jap votën, këtyre dy garuesve të famshëm shqiptar.
1. Banesa ku banoj ka nevojë për bojë. Nuk dua fjalë boshe, dua Izetin e Bujarin me furçë e kovë në dorë. Mjaft na kanë lyer me llafe, le të lyejnë muret që ta sho marifetin e tyre, nën moton: “Banesë pa njolla, jo pushtet me njolla”.
2. Pas gëlqerosjes vjen puna e pastërtisë, jo e korrupsionit, e banesës xixë me shkëlqy në të gjitha anët.
A e pastrojnë vetë a lypin ndihmë nuk më intereson…
3. Me ma pagu një pushim një javor në Bali që të kem kohë në qetësi të mendoj mirë e mirë, se cilin me e zgjedh. Nëse u duket shumë, pranoj edhe në banjë të Dibrës me shku si kompromis, së paku i bëj do terapi për shpinën në emën të votës.
Edhe nëse nuk bindem për kë të votoj, të paktën shpinën e rregulloj. Qysh thonë këta të politikës, një : “Investim afatmesëm”
Në konkurencë nuk na deshën, barazinë gjinore nuk e respektuan, po së paku disa dëshira si me zorr skanë qare pa naj plotësuar…
Ndoshta nuk e kemi trupin si peshk, por votën e kemi si flori, pse ta hedhim kot së koti.
Ti provokojmë pak, ta shohim sa na duan, për do punë tjera… naj fustan, parfem, pushim, veturë….
Fontana dëshirash para zgjedhjeve është hapur, hajde gra, mos u kurseni, lypni pa marre, se ata kur marre spatën për kurgja.
Të paktën kësaj here le të na shërbejnë me që postin për kryetar komune po e vlerësokan si një post burrash që i përngjan një “haus majstori”.
Ta u shohim marifetin këtyre haus majstorëve me diplomë partie çfarë fatura do të na lëshojnë pas kryerjes së shërbimeve tona shtëpiake.
Një dolli me raki për shnetin e tyre se e meritojnë mjeshtrit!
24.9.2025