16.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Bajrami: Tentohet ndryshimi i vullnetit të qytetarëve

Naim Bajrami nga ASH thotë se Fronti Europian ka njoftuar gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare për, siç thotë ai “tentativën për inzhinjering zgjedhor me marrëveshje ndërpartiake jashta-institucionale për votim dhe mbivotim në KSHZ si dhe me presione partiake ndaj Gjykatës Administrative”.

Bajrami thotë VLEN, VMRO-DPMNE dhe LSDM po tentojnë të marrin deputetët e Frontit Europian, ndërsa i bën thirrje Gjykatës Administrative që të veprojë sipas ligjit.

“Kjo tentativë për inzhinjering zgjedhor ka për qëllim ndryshimin e raporteve të numrave në Kuvend nëpërmjet marrëveshjes politike në tavolinë. Kredibiliteti i zgjedhjeve dhe i procesit demokratik, u pranua njëzëri dhe u përshëndet nga të gjitha partitë dhe komuniteti ndërkombëtar. Më pas, me marrëveshje politike dhe plan monstruoz antidemokratik, të gatuar në selitë partiake të VMRO, LSDM dhe Vlen, po tentohet shtrembërimi i vullnetit të qytetarëve. Seanca e Komisionit Shtetëror Zgjedhor ishte demonstrim skandaloz i mbivotimit dhe i suspendimit të parimeve të Marrëveshjes së Ohrit. Tash, demokracia e vendit dhe besimi mbi procesin është në duart e gjykatës administrative dhe ne ftojmë të gjitha institucionet të veprojnë në përputhje me Ligjin, pa direktiva partiake ose politike nga cilado pale”, tha mes tjerash Bajrami./tv21.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit