Këngëtarja e njohur, Besiana Kasami, e njohur si Big Mama, po përjeton një nga momentet më të vështira në jetën e saj, pas ndarjes nga jeta të nënës.
Vetëm pak ditë pas humbjes, ajo ka vendosur të ndajë dhimbjen me publikun përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale.
Artistja publikoi një fotografi prekëse ku shihet duke e puthur nënën në ballë, duke shoqëruar imazhin me disa fjalë që pasqyrojnë boshllëkun e madh që ka lënë kjo humbje, sidomos pasi ndodhi në një ditë të shenjtë si Fitër Bajrami.

Big Mama/Instagram
“Nënë… në ditën më të shenjtë të humba. Bajrami s’ka më kuptim për mua… Sepse sot nuk kam më as nënë, as babë… Ti ike tek babi… dhe më latë në një boshllëk që s’mbushet kurrë”.
Në rrëfimin e saj të ndjerë, Big Mama thekson se prindërit ishin gjithçka për të, ndërsa dhimbja për mungesën e tyre mbetet e pashuar. Ajo e përfundon mesazhin me një lutje të thellë: “Zemra më dhemb pafund pa ju… Allahu ju mëshiroftë. Inshallah Zoti ju ka bashkuar në Xhenet”.
Kjo humbje ka prekur thellë artisten, e cila po përballet me një boshllëk të madh, ndërsa mesazhi i saj ka ngjallur shumë reagime dhe mbështetje nga ndjekësit.



