Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se shteti i Bahamas ka njohur zyrtarisht pavarësinë e shtetit të Kosovës, përcjell TV21. Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Republikën e Kosovës.
“Edhe një vendim historik për vendin tonë. Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë! Sapo kemi nënshkruar, këtu në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë Philip Davis”, ka shkruar mes tjerash Osmani.





