Babai i Teodorës: A vlente jeta e vajzës sime vetëm 2 vjet?

Tetovë, 29 dhjetor – Me një letër drejtuar opinionit publik, në të cilën thekson se familja e tyre vazhdon të jetojë me padrejtësi, është drejtuar Krumë Ristovski, babai i 22-vjeçares Teodora, e cila në vitin 2022 humbi jetën pasi u godit në një vendkalim për këmbësorë.

Shoferi Mensur Pajaziti (49) u dënua me dy vjet burg për vdekjen e Teodorës, ndërsa babai Krumë shkruan se për vepra të njëjta në shtet, disa autorë janë dënuar edhe me mbi dhjetë vjet burg.

Para disa ditësh lexoj se për marrjen e jetës së një njeriu jepen 13 vjet burg, sot dëgjoj edhe 11 vjet burg. Dhe pyes publikisht: a vlente jeta e vajzës sime vetëm 2 vjet? Kërkoj drejtësi. Të njëjtën drejtësi për të gjithë. Ligjet nuk guxojnë të zbatohen në mënyrë selektive. Lotët e një babai në Tetovë nuk janë më pak të dhimbshëm se lotët e një babai në Shkup. Jeta e një fëmije nuk ka qytet, nuk ka kombësi, nuk ka çmim. Dy vjet burg për një jetë të marrë nuk është mesazh drejtësie, është mesazh se sistemi nuk na sheh të gjithëve njësoj, – thotë Krumë Ristovski në letrën e tij.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit