17.8 C
Skopje
Saturday, October 25, 2025

Babai i ish-presidentit Thaçi varroset nesër në Skenderaj

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit, Hashim Thaçi do të varroset nesër, shkruan Insajderi.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate të lëshuar për media nga Komuna e Skenderajt.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, Fadil Nura.

Për të ndjerin do të hapen homazhe pranë arkivolit, pastaj do të ketë mbledhje komemorative dhe pastaj do të përcillet për në banesën e fundit.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Me pikëllim të thellë, Komuna e Skenderajt njofton se është ndarë nga jeta Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi.

Ceremonia e varrimit do të mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Fadil Nura.

Këto janë aktivitetet që do të organizohen nga Komuna e Skenderajt:

Homazh pranë arkivolit:

Data: 18 mars 2025

18 mars 2025

Ora: 09:00 – 12:00

Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.

Mbledhja komemorative:

Data: 18 mars 2025

Ora: 12:00

Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.

Varrimi i të ndjerit:

Data: 18 mars 2025

Ora: 15:00

Vendi: Varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj.

E Pamja e familjes Thaçi:

Data: 19 – 20 mars 2025

Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.

Në këto momente të vështira, në emër të qytetarëve të Skenderajt, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e të ndjerit Haxhi Thaçi

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit