11.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Babai dhe nëna, gurë themeli për edukimin e brezave” – Deputetja Valbona Adili Emini rrëfen për rolin e familjes në emancipimin e saj dhe të motrave

Deputetja Valbona Adili Emini ishte e ftuar në emisionin EXPANSION, ku ndau një rrëfim personal mbi ndikimin e familjes në formimin e saj intelektual dhe shoqëror.

“Shumë ka rëndësi babai dhe mbështetja e nënës për ta vënë në fokus emancipimin, edukimin dhe shkollimin te brezat e rinj,” tha Emini me theks të veçantë në rolin themelor të familjes në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur.

Ajo theksoi se është rritur mes librash dhe romaneve, ndërsa nëna u kujdes gjithmonë të ushqente shpirtin artistik dhe kulturor të saj dhe të motrave përmes këngëve dhe dashurisë për dijen.

“Ambienti familjar ka ndikuar shumë në emancipimin dhe edukimin tim dhe të motrave të mia,” përfundoi ajo me emocion./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit