12.8 C
Skopje
Friday, October 17, 2025

Azizi: Rrenat e shpifjet nuk ju shpëtojnë nga humbja e thellë e 19 tetorit!

AKI-t nuk i bëjnë punët. Në panik nga humbja e madhe, po munduhet ta zbusë debaklin zgjedhor me insinuate, rrena dhe shpifje që plasojnë për çdo ditë në opinion.
Sot me sabah një gazetar më bëri të qesh, por në të njëjtën kohë për herë të parë ndjeva keqardhje se sa poshtë kanë oponentët tanë.
Kjo ishte përgjigjja ime:
Përshëndetje!
Hahaha më keni bë me qesh me sabah…
Rrenë e kulluar e AKI-së si të gjitha shpifjet dhe mashtrimet e deritanishme, pa fakte dhe pa asnjë argument.
Asnjëherë në jetë nuk kam pranuar, as unë, e as dikush nga familja ime Azizi, pagë shteti deri ditën që jam zgjedhur deputet.
Urdhëroni dhe hulumtoni, po të jetë e vërtetë se kam të hyra jashtë pagës si deputet, nga nesër dal publikisht jap dorëheqje. Në të kundërtën, këta horrat e AKI-së, duhet të kërkojnë falje publike ose të ballafaqohen me mua në gjyq.
Jo, jo, as rrenat dhe shpifjet nuk ju shpëtojnë nga humbja e thellë e 19 tetorit! S’mund t’i mashtroni më shqiptarët!

* Status facebook’u i deputetit Adnan Azizi

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit