Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot informoi se Maqedonia po përgatitet për kulmin e sezonit të gripit, i cili pritet të ndodhë në dy deri në tre javët e ardhshme. Edhe pse aktualisht numri i të sëmurëve nuk është alarmant krahasuar me vitet e kaluara, megjithatë pritet një rritje e presionit mbi institucionet shëndetësore në periudhën në vijim.
Si mbrojtje kryesore, ministri theksoi vaksinimin, duke bërë të ditur se këtë vit është arritur rekord në interesimin e qytetarëve.
“Kam kënaqësinë të informoj se këtë vit, për herë të parë, 77.000 qytetarë tashmë janë vaksinuar kundër gripit. Kjo është qasja më e mirë për të krijuar kushte që trupi të jetë i mbrojtur”, theksoi Aliu.



