Në zyren e Avokatit të popullit të dielën (19 tetor) në ditën e mbajtjes së rrethit të parë të Zgjedhjeve lokale në periudhën prej orës 7:00 deri ora 19:00, do të funksionojë linja falas e telefonit: 0800-54321, ku qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës zgjedhore.
Krahas me telefon, qytetarët do të mund të paraqesin shkelje të së drejtës së tyre zgjedhore edhe personalisht në të gjitha zyret e Avokatit të popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet në ralizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre zgjedhore. Po ashtu, qytetarët do të mund për mbrojtjen e të drejtave të tyre të paraqiten edhe në këto numra të telefonit: Tetovë: 044 344-082, Strumicë: 034 329-996, Kërçovë: 045 228-586: Manastir 047 242-310, Shtip: 032 389-701 dhe Kumanovë: 031 431-488.
Avokati i popullit, të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë me ndërmarrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet tjera, të cilat janë të obliguara t’u sigurojnë mbrojtje të së drejtave të tyre të garantuara.
Edhe me këtë rast, avokati i popullit potencoi se e drejta e votës është e garantuar me kushtetutë si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe askush nuk mund të thirret në përgjegjësi për realizimin e kësaj të drejte, për të cilin shkak jo rastësishëm shkelja e lirisë dhe përcaktimit të votuesve, si dhe shkeljet e tjera të së drejtës së votës, janë vepra të dënueshme. Avokati i Popullit u bën thirrje të gjithë palëve të interesuara në procesin zgjedhor të respektojnë protokollet shëndetësore, të përcaktuara për mënyrën e votimit.