Avioni në Korenë e Jugut doli nga pista dhe u përplas me murin duke shpërthyer në flakë, konfirmohen të paktën 151 të vdekur

Një aeroplan me 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u rrëzua në aeroportin Muan në Korenë Jugperëndimore.

Dy persona janë shpëtuar deri më tani, ndërsa zjarrfikësit, të cilët mbërritën të parët në vendin e aksidentit, njoftuan se nuk ka të mbijetuar të tjerë. Pasi doli nga pista, Boeing i linjës ajrore me kosto të ulët u përplas me një gardh metalik dhe mori flakë.

 

Aksidenti ndodhi në orën 9:07 me orën lokale, kur avioni Boeing 737/ 8AS, i cili ishte në aktivitet prej vitit 2009, teksa po ulej në aeroportin ndërkombëtar të Provincës Jugore Jeolla devijoi nga pista dhe u përplas në gardhin prej çeliku.

Tragjedia, tha shefi lokal i zjarrfikësve, ishte “ndoshta për shkak se avioni mund të ketë hasur një tufë zogjsh dhe të kombinuara me kushte të pafavorshme moti, kanë sjellë probleme serioze në manovrim”. Megjithatë, shkaku i saktë do të shpallet vetëm pas një hetimi të thelluar të autoriteteve.

“Pasagjerët u hodhën nga avioni kur ai u përplas me një pengesë, duke u lënë atyre pak mundësi për të mbijetuar”, tha një zyrtar i zjarrfikësve gjatë një takimi me familjet e viktimave. “Aeroplani është pothuajse tërësisht i shkatërruar dhe identifikimi i viktimave po rezulton i vështirë”, shtoi ai. Pasagjerët në bordin e fluturimit ishin 173 koreanë dhe dy tajlandezë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit