S’dihet nëse Qeveria do të merr borxh shtesë nga banka kineze Eksim, për të përfunduar ndërtimin e autostradës Ohër-Kërçovë. Kryeministri Hristian Mickoski konfirmoi se kjo autostradë, e cila po ndërtohet gati 11 vjet, do të kushtojë më shumë se 600 milionë euro, aq sa është shpenzuar deri më tani.
“Nga do të vinin ato para, përsëri nga banka kineze Eksim?” Kjo kredi ndoshta do të vazhdohej, por ne nuk jemi duke menduar për këtë sepse po bëjmë çmos që të mos ndodhë. Kemi 16 rrëshqitje që po i zgjidhim dhe në varësi të mënyrës se si do të zgjidhen në mënyrë konstruktive rrëshqitjet, ka mundësi që të rritet çmimi, sepse dikush është sjellë në mënyrë të papërgjegjshme për shtatë vjet në të kaluarën”, deklaroi Hristian Mickoski- kryeministë