15.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Automjeti që u përdor në vrasjen tek Mavrovka, është gjetur në Gazi Babë

Automjeti që përdori sulmuesi në vrasjen e sotme pranë Mavrovkës është gjetur në Gazi Babë të Shkupit.

Automjeti i përdorur për vrasjen kishte targa belge.

Në mëngjesin e sotëm, në parkingun pranë qendrës tregtare Mavrovka, u vra një person.
Sulmuesi iu afrua automjetit të viktimës, hapi bagazhin e makinës, mori një pako dhe më pas qëlloi drejt viktimës.
Aktualisht policia ka mbyllur të gjitha rrugët, nëpër Saraj, Nerez, Gazi Babë, etj. Sipas disa informatave është në kërkim edhe të një makine audi të zezë pa targa.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit