MPB njoftoi se dje pasdite, rreth orës 13:40, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën „Blagoja Stefkovski“ në Shkup, një autobus ka goditur një trotinet elektrik, i drejtuar nga E.A. (51) nga Shkupi, pas çka shoferi i autobusit ka braktisur vendin e ngjarjes. Në aksident, E.A. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „Shën Naumi i Ohrit“