Atashehu austriak për çështje sociale z. Harald Breza-Fuger viziton Çashkën, mikëpriten nga kryetari Suat Shaqiri

Kryetari i komunës së Çashkës, Suat Shaqiri sot ka pritur në takim atasheu austriak për çështje sociale, shëndetësi, përkujdesje dhe mbrojtje të konsumatorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Harald Breza-Fuger, si dhe znj. Daliborka Zlateva nga “Shoqata e personave me paralizë cerebrale dhe aftësi të tjera të kufizuara – Veles të cilët diskutua për thellimin e bashkëpunimit bilateral, si dhe për mundësitë e mbështetjes së projekteve në kuadër të komunës, shkruan Top24

Shaqiri së bashku me z. Harald Breza-Fuger, si dhe znj. Daliborka Zlateva vizituan kopshtin e fëmijëve “Bambi”, ku aktualisht janë të përfshirë 40 fëmijë të moshës nga 2 deri në 6 vjeç, si dhe në objektin “Biserçinja”, i destinuar për grupin e foshnjave (çerdhe). Ky shërbim social pritet të vihet në funksion në një të ardhme të afërt, me qëllim përmirësimin e kujdesit dhe mbrojtjes së fëmijëve që nga mosha më e hershme në Çashkë.

“Përmes aktiviteteve të “Shoqatës së personave me paralizë cerebrale dhe aftësi të tjera të kufizuara”, në territorin e Komunës së Çashkës gjatë vitit 2025 është ofruar shërbimi “ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi”, përmes Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
Me funksionimin e Qendrës Ditore për persona me aftësi të kufizuara në vendbanimin Çashkë, pritet përmirësim i drejtpërdrejtë i shërbimeve sociale.
Në territorin e Komunës së Çashkës funksionon gjithashtu edhe një Qendër Ditore për të moshuarit. Gjatë vizitës u vlerësuan resurset me të cilat disponon komuna, shërbimet sociale që ofron, si dhe u shqyrtuan mundësi të reja për krijimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve sociale.
Komuna e Çashkës mbetet e përkushtuar për avancimin e kujdesit social dhe shëndetësor dhe do të vazhdojë angazhimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme miqësore, në dobi të çdo qytetari” shkruan më tej kryetari i Çashkës, Suat Shaqiri.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit