Sarajevë, 30 tetor – Zëvendësministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, mori pjesë sot në Forumin Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, i zhvilluar në Sarajevë.
Gjatë forumit, Iseni theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe në forcimin e menaxhimit të migracionit, azilit dhe kufijve.
Ai nënshkroi gjithashtu Planin e Përbashkët të Veprimit për Parandalimin dhe Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mes Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ky plan synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile në rajon.
Ky forum përfaqëson një mundësi të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe forcimin e partneritetit me Bashkimin Evropian në fushën e sigurisë,” tha Iseni, duke nënvizuar rëndësinë e koordinimit dhe veprimit të përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.


 
                                     
 



