Kryetarja e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla, njëherit ministre e Punëve të Jashtme, ka folur për raportet e saj me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit asnjëherë “nuk e ka lënë në baltë”.
“Unë Kurtin nuk e njoh gjatë. Kurti e respekton autonominë e ministrave të tij, ndoshta timen pak më shumë sepse unë jam kryetare e një partie tjetër politike. Albin Kurti është një kryeministër që nuk të lënë në baltë, të gjitha vendimet i kemi marrë së bashku”, tha Gërvalla gjatë një interviste në TV Syri.
“As në LDK sa kam qenë 27 vjet mbështetja kurrë nuk ka qenë kaq e pakushtëzuar në ushtrimin e detyrës sa ka qenë e Kurtit. E vlerësoj shumë dashurinë e tij për vendin dhe vendosmërinë. Asnjëherë nuk e ka vendosur veten para interesit të përgjithshëm. Albin Kurti nuk është i korruptuar as nuk mund ta korruptosh”, shtoi ajo.
‘S’do të shihja asnjë pengesë”, Gërvalla s’e përjashton një koalicion të mundshëm të “Guxo” me PDK-në





