7.8 C
Skopje
Monday, December 8, 2025

ASH: Do të flasim për hapat e radhës për strukturimin e organeve

Tetovë, 8 dhjetor – Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës këtë muaj do të mbajë mbledhje të Kuvendit të partisë, në të cilin siç thonë, do të diskutojnë për hapat e mëtejmë në drejtim të strukturimit të organeve.

Siç njoftojnë nga partia e Selës, mbledhja e Kuvendit do të mbahet më 27 dhjetor.

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe hapat e mëtejmë në drejtim të strukturimit të organeve, anëtarët e Kryesisë votuan unanimisht vendimin për thirrjen e Kuvendit të partisë” thanë nga ASH-ja.

Kuvendi do të mbahet më 27 Dhjetor dhe në të do të diskutohet për riorganizimin e strukturave dhe organeve të partisë, politikat partiake dhe dokumentet e rëndësishme strategjike”.

“Aleanca për Shqiptarët vazhdon të mbetet në mbrojtje të kauzës kombëtare, zëri i artikulimit të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të shqiptarëve dhe ruajtjen e orientimit euro-atlantik të vendit si rrugë të vetme për perspektivën e qytetarëve”, thonë nga ASH.

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit