30.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Asfaltohet rruga “Murat Baftjari” në Tetovë. Kasami: Skeptikët nuk kanë fjalë sa kemi ne punë!

 

Kryetari i Komunës së Tetovës, njëherit, lider i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka postuar një video me asfaltimin e rrugës “Murat Baftijari” dhe ka shkruar një porosi.

“Po asfaltojmë edhe rrugën “Murat Baftjari”! Ky nuk është vetëm një investim infrastrukturor, por një investim në jetën tonë të përditshme, në sigurinë dhe mirëqenien e çdo banori! Skeptiket nuk kanë fjalë, sa kemi ne vullnet dhe angazhim për të punuar! Shihemi në projektin e rradhës!”, ka theksuar Kasami.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit