Arti i Pikasos, urë lidhëse mes Spanjës dhe Maqedonisë së Veriut

Advertisement

Me rastin e Ditës Kombëtare të Spanjës dhe 20-vjetorit të hapjes së Ambasadës Spanjolle në Shkup, sonte në Muzeun e Artit Bashkëkohor u hap ekspozita “Pikaso: Imazhi i muzeut”, me vepra të përzgjedhura nga koleksioni i muzeut.

Ekspozita është organizuar në bashkëpunim mes Ambasadës së Spanjës dhe Muzeut të Artit Bashkëkohor në Shkup, me qëllim forcimin e lidhjeve kulturore dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori spanjoll, Rafael Soriano Ortiz, theksoi rëndësinë e diplomacisë kulturore në ndërtimin e mirëkuptimit dhe miqësisë mes popujve. Ai vlerësoi se gjatë dy dekadave të fundit, Spanja dhe Maqedonia e Veriut kanë zhvilluar marrëdhënie dypalëshe të mbështetura në besim, dialog politik dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit