Artan Thaqi, i njohur si banori i edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”, ka qenë së fundmi i ftuar në “Shok Podcast”, ku ka ndarë mendimet e tij për sezonin e dytë të këtij formati televiziv që po mbahet aktualisht.
Gjatë bisedës me moderatorin Fis Juniku, Artan ka ofruar një perspektivë kritike dhe ka bërë krahasime midis edicionit të tij dhe atij që po ndodh tani.
Ndërsa Artan ka përjetuar vetë dinamikat e jetës brenda shtëpisë së “Big Brother”, ai ka vënë në dukje një ndryshim të qartë në mënyrën se si banorët e këtij edicioni po sjellin veten. “Për dallim nga ne, banorët e këtij viti janë shumë toksikë,” ka deklaruar ai, duke iu referuar shpesh përplasjeve dhe debateve të vazhdueshme që ndodhin mes tyre.
Sipas tij, ndërsa në sezonin e tij banorët kanë qenë të aftë të rikuperonin dhe të ktheheshin pas debateve, situata në sezonin e dytë duket më e ngarkuar.
CFARE MENDIMI KA ARTANI PER BBVK2? 🤔 . . . . . . #ONIMA #TRENDING #VIRAL #VIRALTIKTOK #TRENDINGTIKTOK #FORYOU #FY #FORYOUPAGE #PERTY #ENTERTAINMENT #PODCAST #SHOK #SHOKPODCAST #TALKSHOW #BBVIP #BBVK ♬ ORIGINAL SOUND – ONIMA