Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka vazhduar procedura kundër Sulejman Lamallarit i akuzuar për dhunë ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Pasi i akuzuari u deklarua i pafajshëm, filloi procedura rreth provave me dëshminë e të dëmtuarit i cili e përshkroi atmosferën e ngjarjes si agresive dhe të rrezikshme.
Arsovska para gjykatës tha se në vendin e incidentit ndihej e kërcënuar, e pasigurt dhe e frikësuar – jo vetëm për veten, por edhe për të pranishmit.
Ajo përshkroi në detaje kërcënimet që mori të cilat vazhduan edhe pasi i akuzuari u ndalua nga policia.
“Të gjithë që ishim të pranishëm ndiheshim të pasigurt. Kërcënimet që u bënë, personalisht mua më shkaktuan ndjenjë frike dhe pasigurie, veçanërisht duke pasur parasysh se në asnjë moment personi nuk tregoi keqardhje për atë që bëri. Përkundrazi, agresioni vazhdimisht rritej dhe vazhdonte me kërcënime dhe fyerje të shumta drejtuar jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj të tjerëve”, deklaroi Arsovska.
Ajo tha se sulmi zgjati mbi 40 minuta, ku i akuzuari pavarësisht ndërhyrjes së nëpunësve të policisë vazhdoi të përpiqej të sulmojë përfaqësues të tjerë të administratës së qytetit.
“Ndihesha i pasigurt për jetën time, për jetën e familjes sime. E gjithë ora që kaluam atje, të tmerruar nga kërcënimet dhe fyerjet e vazhdueshme dhe fakti që policia u detyrua të na nxirrte jashtë, na bëri të ndiheshim të pasigurt në atë vend”, ka thënë ajo.
Në dëshminë e saj, Arsovska tha se i akuzuari ka qenë i njëjti person i cili sipas njohurive të saj edhe më parë ka kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale. Ajo deklaroi se ato kërcënime publikisht në profilin e saj dhe më vonë i ka identifikuar si të lidhura me të akuzuarin.
Kryetarja e Shkupit ngriti kërkesë për dëmshpërblim dhe iu bashkua zyrtarisht ndjekjes penale, duke kërkuar përgjegjësi për atë që është bërë.
“Nëse doni ta paraqisni ikjen time si ndonjë lloj kontakti që nuk është pjesë e sulmit të tij ndaj meje, nuk e pranoj, sepse qartë shihet se kush drejt kujt po lëvizë”, tha Arsovska.
Sulejman Lamallari, ish punonjës i NP “Parqe dhe gjelbërim” akuzohet se ka kryer dhunë ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Incidenti ndodhi më 11 korrik 2025, kur Arsovska ka qenë në terren me zyrtarë të autorizuar pas denoncimit për ndërtim të pa leje.
Sipas aktakuzës, Lamallari ka arrit me një trotinet elektrik dhe e ka sulmuar atë fizikisht dhe verbalisht, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe duke i drejtuar kërcënime serioze.
Procesi udhëhiqet nga gjykatësja Biljana Kocevska, ndërsa përfaqësues i akuzës është Aleksandr Davçevski.





