Arsimdashësi nga Treboshi që paratë e Haxhit i dha për UT-në në vitin 1995

Sulejman Abduramani nga fshati Trebosh është një nga figurat e njohura që ka kontribuar për Universitetin e Tetovës, shkruan portali Makinfo.

Sipas dëshmive, ai ka dhënë paratë që kishte kursyer për të kryer Haxhin dhe i ka dhuruar për themelimin e Universitetit të Tetovës në vitet e para të ekzistencës së tij. Ky akt është vlerësuar si një sakrificë e madhe dhe një shembull i përkushtimit për arsimin dhe komunitetin shqiptar në Maqedoni.

Universiteti i Tetovës, i themeluar në vitin 1994, është institucioni i parë i arsimit të lartë me mësim në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Rektori i parë i këtij universiteti ishte Prof. Dr. Fadil Sulejmani. Në përvjetorët e ndryshëm, universiteti ka organizuar aktivitete përkujtimore, si promovimi i veprave dhe inaugurimi i “Këndit të Kujtesës” të Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, për të nderuar kontributin e tij dhe të të tjerëve që kanë dhënë për këtë institucion.

Me zemër të madhe, ai dhuroi edhe paratë e dedikuara për Haxh për Universitetin e Tetovës, duke e vendosur arsimin e popullit mbi çdo interes personal.

Vepra e tij jeton në brezat që mësojnë shqip. Të qofte dheu i lehtë, baba. Ne jemi krenarë për ty dhe për gjurmët që le pas”, ka shkruar Mujdin Abduramani, njofton portali Makinfo.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit