13.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

Arsim Dalipi vetëm në “Facebook” uron Mendi Qyrën për fitoren në Strugë

Faleminderit nga zemra, Strugë!

Në këtë udhëtim historik, çdo dorë e shtrënguar, çdo buzëqeshje e ndarë, çdo fjalë zemre do të jet pjesë e kujtesës sime për gjatë kohë. Faleminderit për çdo zemër që rrahu fort për Besëlidhjen!

🙏🏻Faleminderit të gjithë simpatizantëve, aktivistëve, rinisë së mrekullueshme, veteranëve të palodhur, dhe çdo qytetari që u bë pjes e Besëlidhjes.
🙏🏻Një falënderim i veçantë për mërgimtarët tanë që udhëtuan mijëra kilometra për të votuar dhe për të kryer misionin e tyre për vendlindjen. Ju jeni frymëzimi ynë!

Faleminderit 11953 vota ❤️
Ne korrëm një fitore të thellë në mbi 90% të vendbanimeve me shumicë shqiptare por nuk majftoi që të arrihet qëllimi përfundimtar.

I uroj fitoren kundërkandidatit Mendi Qyra dhe shpreh dëshirën që të punojë për të mirën e qytetit tonë, Strugës.

Me respekt dhe përkushtim,
Arsim Dalipi

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit