10.8 C
Skopje
Sunday, October 26, 2025

Arsim Dalipi bën marrëveshje me Besnik Asanin

Kandidati i AKI-së për Komunën e Strugës, Arsim Dalipi, ka bërë të ditur sot bashkimin e tij me kandidatin e pavarur Besnik Asani, duke e cilësuar këtë hap si një mesazh të qartë për drejtimin e ri që i nevojitet qytetit të Strugës.

“Ky bashkim nuk është vetëm një lëvizje politike, por një mesazh i fuqishëm për drejtimin e ri që dua t’i jap Strugës. Integriteti, profesionalizmi dhe vlerat janë mbi interesat e ngushta partiake. Kur njerëzit e ndershëm bashkojnë forcat, fitorja nuk është më qëllim – por domosdoshmëri,” – theksoi Dalipi.

 

Sipas tij, ky bashkim hap rrugën për një administratë të pastër dhe të përgjegjshme, larg korrupsionit, klientelizmit dhe pazareve politike që e kanë dëmtuar qytetin ndër vite.

Dalipi theksoi se përmes këtij bashkimi rriten:

pastertia në qeverisje,

transparenca dhe llogaridhënia,

uniteti qytetar pa dallime,

profesionalizmi i institucioneve,

kapaciteti i vendimmarrjes moderne,

si dhe besimi i qytetarëve tek politika.

>“Kur qytetari rikthehet në qendër të politikës, kur profesionistët marrin përgjegjësi dhe kur njerëzit me vullnet të mirë bashkohen – qyteti ngrihet. Struga meriton një lidership që punon, jo që justifikohet,” – u shpreh më tej Dalipi.

 

Në vizionin e tij, Struga e së ardhmes duhet të jetë qytet i zhvillimit ekonomik dhe turizmit modern, vend që lufton korrupsionin në rrënjë, qendër arsimore e kulturore e përparimit, me shërbime cilësore për qytetarët dhe shembull i bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve.

>“Bashkimi me Besnik Asanin është mesazhi më i fortë se ndryshimi është i mundur – dhe është në prag. Ky është momenti i përgjegjësisë qytetare. Ky është momenti ynë. Ky është momenti i Strugës. Bashkë fitojmë, bashkë ngremë Strugën,” – përfundoi Dalipi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit