18.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut, i dënuar për vjedhje të rrymës elektrike

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një banor të Velesit, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg për vjedhje të energjisë elektrike, përcjell TV21. Personi në fjalë është dorëzuar në burgun e Idrizovës.

“Me datë 17.05.2024 në ora 16.00 në Veles, zyrtarë policorë nga SPB-Veles e kanë privuar nga liria personin E.R. (44) nga Velesi. Ai kërkohej me urdhër qendror, me urdhër të gjykatës, për vuajtje të dënimin me burg për veprën penale “vjedhje e energjisë elektrike, ngrohjes ose gazit natyror” nga neni 235-a i Kodit Penal. Personi është dërguar në burgun “Idrizovë” për vuajtje të dënimit”, shtojnë nga MPB.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit