2.8 C
Skopje
Tuesday, December 16, 2025

Arrestohet shoferi i cili me kamion përplasi për vdekje një çiklist në Gostivar

Sot (16.12.2025) rreth orës 13:00 në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar e privuan nga liria H.M. (44) nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi se rreth orës 12:35, në kryqëzimin e rrugës “Ilindenska” me rrugën “Sedek Kostovski” në Gostivar, një automjet transportues i markës “Mercedes” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga H.M., ka goditur një biçikletë të drejtuar nga I.M. (76) nga Gostivari.
I.M. është dërguar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ku mjeku ka konstatuar vdekjen.

Pas dokumentimit të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj H.M. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit