30.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Arrestohet një transportues i emigrantëve nga Kumanova

MPB Maqedoni njofton se dje (16.06.2024), zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Vëzhgimit Kufitar në Sopot në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veriore e kanë arrestuar M.J.(45) nga Kumanova.

“Rreth orës 10:30 në rrugën lokale nga fshati Sopot në fshatin Sushevë është kontrolluar automjeti “Chevrolet Aveo” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga M.J, ndërsa janë gjetur dy emigrantë nga Republika të Turqisë”.

“Personi është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me prokurorin publik do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit