11.8 C
Skopje
Thursday, December 11, 2025

Arrestohet një tifoz nga Sllovakia, 10 të tjerëve nuk iu lejua hyrja në shtet

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se më 10.12.2025, rreth orës 20:30, në SPB Shkup, nga shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar -Shkup dhe nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri është denoncuar se në një aeroplan që ka mbërritur nga Sllovakia, disa persona nën ndikimin e alkoolit, të cilët janë pjesë e një grupi tifozësh, gjatë fluturimit dhe pas aterimit nuk i kanë respektuar rregulltat, kanë treguar sjellje agresive dhe i kanë shqetësuar pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin.

 

“Nëpunësit policorë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe pas ndërmarrjes së masave e arrestuan personin L.T. (38) nga Sllovakia, ndërsa 10 personave të tjerë, po ashtu, nga Sllovakia, nuk iu lejua hyrja në vend për arsye sigurie. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj L.T.do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit