Arrestohet një i mitur në rrugën Tetovë-Gostivar duke drejtuar automjetin pa leje

Më datë 06.03.2026 në orën 22:20, në rrugën Tetovë-Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 17-vjeçar nga fshati Gorno Sedlarce i Tetovës.

​Gjatë kontrollit në komunikacion, policia ka ndaluar një automjet pasagjerësh “Opel” me targa të Tetovës. Pas masave të ndërmarra, u konstatua se drejtuesi ishte i mitur dhe po e drejtonte automjetin pa dhënë provimin për patentë shoferi.

​Me urdhër të prokurorit publik, personi është arrestuar, ndërsa automjeti është konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit