Një adoleshent nga Kumanova ka montuar dhe publikuar foto me përmbajtje eksplicite të një të miture, policia e ka arrestuar dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim.
“Dje në ora 15:20, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Kumanova, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në rrjetet sociale kishte publikuar foto të montuara me përmbajtje eksplicite të një të miture”, njoftoi Policia.
Ai është shoqëruar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të pasojë kallëzim përkatës.



