Në rrugën magjistrale në drejtim të Pikë Kalimit Kufitar Bllacë e Poshtme, nëpunës policorë të Njësitit Mobil pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion e kanë privuar nga liria I.A. (49) nga Shkupi.
MPB-ja sot kumtoi se gjatë kontrollit të automjetit “volkswagen golf” me targa regjistrimi të Shkupit, të cilin ai e ka drejtuar, është konstatuar se ai ka kryer transport të kundërligjshëm të drunjve për ngrohje, me regjsitrim të skaduar të automjetit dhe pa patentë shoferë të vlefshëm.





