11.8 C
Skopje
Monday, November 10, 2025

Arrestohet aktori i njohur Rrezart Veleshnja Kjo është arsyeja!

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, aktori i njohur Rezart Veleshnja është arrestuar pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet një personi dhe më pas e ka shitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, njofton policia.

Kujtojmë se Veleshnja ka qenë pjesë e Big Brother Vip Kosova së fundmi, por u përjashtua për shkak se sipas produksionit kishte shënuar episode të ngacmimeve seksuale, gjuhë urrejtje, fyerje dhe kërcënime.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit