8.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim të zyrtarëve policor

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer vjedhje të enjten rreth orës 19:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Ferizaj.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë arrestimit të të dyshuarit me inicialet E.D i moshës 58 vjeçare, dy persona të tjerë E.N 31 vjeçar dhe U.E 42 vjeçar u arrestuan pasi kishin penguar zyrtarët policorë derisa kanë arrestuar 58 vjeçarin.

“Të enjten rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ’Dëshmorët e Kombit’ në Ferizaj, në dy raste të ndara, në dy lokale ishin kryer vjedhje.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, policët e rendit dhe hetuesit e stacionit të Ferizajt, të cilët pas një pune intensive në terren, në bazë të shikimit të kamerave të sigurisë kanë identifikuar të dyshuarin E.D ( M/K) i moshës 58 vjeçar, të cilin në një bodrum të një banese në rrugën ’12 Qershori’ në Ferizaj e kanë arrestuar, ndërsa janë arrestuar edhe dy persona tjerë: E.N ( M/K) i moshës 31 vjeçar dhe U.E ( M/K) i moshës 42 vjeçar, të cilët kanë penguar zyrtarët policor, derisa kanë arrestuar të dyshuarin E.D”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit të shtetit, personat: E.D dhe E.N janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa U.E është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit